A duhej shkëmbimi i territoreve? Si përgjigjet Kurti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhej shkëmbimi i territoreve? Si përgjigjet Kurti

23:00 | 15/02/2023
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai u pyet në lidhje me çështjen e asociacionit të komunave serbe. Fevziu e pyeti Kurtin nëse shkëmbimi i territoreve ishte një zgjidhje më e mirë se sa asociacionet. Por sipas Kurtit ajo nuk ishte zgjedhje, por relativizonte shtetësinë e Kosovës dhe mundësonte hegjemoninë e Serbisë në Ballkan.

Blendi Fevziu: Zoti Kurti i rikthehem edhe një herë. Duket se me 10 asociacionet serbe brenda territorit të Kosovës, me 20 e ca përqind të territorit të kontrolluar nga serbët që në një moment tensioni mund të agravojë, në një moment po e quaj mund të jetë më normale, a mos ishte shkëmbimi i territoreve një zgjidhje më e mirë?

Albin Kurti: Jo nuk ishte kurrëfarë zgjidhje. Ajo ishte zgjidhje për ta relativizuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta mundësuar edhe më tej hegjemoninë e Serbisë në Ballkan.

Blendi Fevziu: Pse? Lije disa territore që dominohen nga serbët dhe mesa duket do të dominohen nga serbët, merrje disa territore që janë shqiptare dhe hapje rrugën përfundimisht një bashkimi të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ju vetë thatë që kjo ka qenë në finale dhe e dimë që prej vitit 1912 kur përfaqësuesit e territoreve të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë në Vlorë sepse kanë qenë me mandat, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, kanë pasur delegatët e tyre. Që atëherë ëndrra kryesore ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Për arsye gjeopolitike dhe për arsye pragmatike në vitin ’89 LDK elaboroi idenë e Kosovës si shtet i pavarur sepse ju e dini që bashkimi, ndryshimi i kufijve ishte i pamundur. Kur ky bashkim afrohej, pse mos bëhej? Nga cila pikëpamje e kontestoni?

Albin Kurti: Në kushtet kur Serbia nuk pranon pavarësinë, nuk i njeh krimet, ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës, të besosh që do bësh shkëmbim territorial territorial në mënyrë paqësore nuk është as ëndërr e bukur.

Blendi Fevziu: Po nëse realizohej kjo marrëveshje, kishte gjë të keqe?  E kam tek principi. Mund të ishim një shtet prej 4 milionë e 800 mijë njerëzish tani në një bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Do ishim me një ndikim shumë të fortë në Ballkan.

Albin Kurti: Stërkeqe më të madhe se çështjen e bashkimit të shqiptarëve ta trajtosh nëpërmjet trajektores që kalon në Beograd nuk ka.

Blendi Fevziu: Përtej Beogradit.

Albin Kurti: Ashtu i bie. Për t’u bashkuar me Shqipërinë na u dashka të merremi vesh me Beogradin? Stërkeqe më të madhe të bashkimit kombëtar nuk ka se kaq.

Blendi Fevziu: A ka shans tjetër bashkimi kombëtar?

Albin Kurti: Kjo është çështje e popullit dhe liderët nëse prijnë në gjëra të tjera këtë duhet ta ndjekin popullin.

Blendi Fevziu: Ky është problemi se zakonisht nga lart, nga koka, ka kontestime jo në bazë. Sondazhet që unë kam parë janë ndjeshëm në favor të një bashkimi të mundshëm.

Albin Kurti: Andaj po them shtetet tona duhet të jenë në shërbim të vullnetit dhe të interesit të qytetarëve për sa më shumë integrim, e afrim, e bashkim.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Dortmund mposht Chelsean, triumfon dhe Benfica

Dortmund mposht Chelsean, triumfon dhe Benfica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com