A do të donte Referendum për bashkimin me Shqipërinë? Albin Kurti flet hapur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të donte Referendum për bashkimin me Shqipërinë? Albin Kurti flet hapur

17:42 | 20/11/2021
në Shqiperi
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”ka folur për dialogun me Serbinë, referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë dhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.

Tutje shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe se BE-ja është faktor i rëndësishëm për këtë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi optimistë sepse s’ka rrugë tjetër. Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qëndrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore së pari ku ne merremi vesh se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën një deklaratë të jo-agresivitetit. Poashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një korrnizë për marrëveshjen e ardhshme sepse duhet të jetë mbi frymën e vlera evropiane, rend dhe ligj, demokratizim dhe ballafaqimi me të kaluarën”, ka thënë Kurti.

Gazetari Andreë Mueller ia ka rikujtuar Kurtit një takim që kanë pasur në vitin 2005 në Tiranë, ku e kishte pyetur se a do t’i futej politikës me organizatën që drejtonte atë botë, KAN (Kosovo Action Netëork-Rrjeti i Kosovës për Veprim), e që Kurti i ishte përgjigjur “jo sepse kemi ambicie më të mëdha se aq” .

I pyetur se a ka ndryshuar Kurti nga atëherë apo ka arritur ta ndryshojë sistemin, shefi i qeverisë u përgjigj se të dyja.

“Mendoj se sistemi ndryshoi pas shpalljes së pavarësisë, mund të them se edhe unë kam ndryshuar poashtu ndoshta jo në kuptimin e qëllimit por në kuptim të strategjisë dhe eksperiencës, unë isha më shumë i involvuar në formën social-demokrate të mendimit që besoj se ndihmoi në pjesëmarrjen në zgjedhje, që transformoi aktivitetin civil në organizatë politike dhe pastaj në parti politike”, u përgjigj Kurti.

Ai u pyet edhe për marrëdhëniet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përfshirë Hashim Thaçin dhe se a është i gëzuar që ai po gjykohet në një shtet tjetër.

Kurti tha se nuk është i lumtur që Thaçi po gjykohet në Hagë nga Specialja dhe se do të donte që ai të përballej me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin në paqe.

“Ish-Presidenti Thaçi dëshironte që në një far forme të monopolizonte historinë për përfitime politike. Asnjëherë se kam kontestuar kontributin e tyre gjatë luftës, dhe unë isha poashtu pjesë e saj, pas luftës disa gjëra ndodhën ku disa udhëheqës të UÇK-së me fuqi politike filluan të fitojnë përfitime materiale dhe idealizmi i tyre devijoi. Absolutisht jo (nuk i gëzohem gjykimit të Thaçit në Hagë), unë do të doja që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin që e kanë bërë këtu në Kosovës, sepse ata janë kryesisht përgjegjës për privatizimin abuziv dhe tenderomaninë.

Etiketa: Albin Kurtibashkimi me Shqipërinëreferendumi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama në konferencë me Rutte: Holanda pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin

Akuzat për vjedhje fondesh, Rama tregon "ndershmërinë": Nuk prekim asnjë qindarkë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com