Edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, hyrja falas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, hyrja falas

19:56 | 16/09/2017
në Gossip
0

Nga e hëna e 18 shtatorit deri më 23 Shtator 2017 do të zhvillohet Edicioni i Dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri – IHRFFA (www.ihrffa.net), tashmë një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Tiranës por dhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri.

Nëse vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë Populizmin dhe Radikalizmin. Edicioni i 12-të i IHRFFA ka shënuar këtë vit një shifër mbresëlënëse prej 3000 aplikimesh nga të cilat bordi profesional ka përzgjedhur 39 prodhime, disa prej të cilëve me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” hyn në edicionin e 12-të, me çeljen e siparit të hënën në mbrëmje, ora 19.00 me Ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë “Dugma: The Button” të regjisorit norvegjez Pal Refsdal.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Regjisori Kujtim Çashku, i angazhuar në këtë sfidë, jo vetëm për të ngritur strukturën e një festivali për të Drejtat e Njeriut, por dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të hartës ndërkombëtare ku flitet për këto çështje, bashkë me bordin përzgjedhës sjellin këtë vit një numër mbresëlënës të ftuarish: Zaki Schiff nga Izraeli, Pål Refsdal nga Norvegjia, Andrea D’Ambrosio nga Italia, Hans Busstra nga Hollanda, Gabriel Tempea nga Rumania, Thomas Isler nga Zvicra, Elton Baxhaku dhe Eriona Çami nga Shqipëria, Angelique Kourunis Greqia, Martin Gerner nga Gjermania, Veton Nurkollari, Isa Qosja, Mathieu Jouffre dhe Besa Luçi nga Kosova.

“Ashtu si çdo vit, edhe në këtë edicion kanë ardhur një numër i madh filmash nga vende të ndryshme të botës, që na japin mundësinë, në të njëjtën kohë, të zbulojmë kahjet apo dinamikat, se ku lëviz ajo që ne e quajmë, dhuna, terrori, apo shkelja e të drejtave të njeriut. Në një Festival të tillë, këto problematika bëhen më të dukshme, pasi ti ke një pasqyrë më të gjerë në rang botëror. Kjo na mundëson ne, që vazhdimisht të qëmtojmë se cila do të jetë tema specifike që do të zgjedhim për Festivalin, në funksion të së cilës do të operojmë. E për këtë, na duhet një punë njëvjeçare që të hulumtojmë në mënyrë graduale se cili është krimi më prezent në shumatoren e vet në këtë peizazh botëror”, thotë regjisori Çashku.

Një nga surprizat e këtij edicioni që do të zgjasë plot një javë është padyshim zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Multifunksionale TEN, instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Sheshin Skëndërbej.

 

Aktivitete dhe programi

Nisur nga problematika dhe interesi gjithmonë në rritje i shoqërisë për të mësuar dhe diskutuar rreth temës së këtij viti, organizatorët e Festivalit i kanë dhënë më shumë hapësirë forumeve dhe diskutimeve me publikun. Gjatë ditëve të Festivalit janë parashikuar disa aktivitete të rëndësishme: Së pari Forumi në Universitetin Evropian të Tiranës mbi Radikalizmin dhe Fondamentalizmin, ditën e martë 19.09.2017, pas shfaqjes në orën 12.00 të dokumentarit “Jihad-A story of the others” të regjisorit Deeyah Khan;

Ditën e mërkurë, 20.09.2017, ora 11.00 me një shfaqje speciale me 40 gra të privuara nga liria të Burgut 325 të cilat do të vijnë në ambientet e Akademisë Marubi për të ndjekur dokumentarin “Home” të regjisores More Raça, dhe më pas do të marrin pjesë në forumin për “Dhunën në familje”;

Gjithashtu të mërkurën, 20.09.2017, ora 18.00, në qendrën TEN në bashkëpunim me Universitetin POLIS shfaqet dokumentari “Selita” i Elton Baxhakut dhe Eriona Çamit dhe më pas vijohet me diskutimin me temë “Planifikimi urban”; Duke qenë se për drejtuesit e Festivalit mbetet prioritet fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, në subjektet që trajtojnë filmat, është menduar që ditën e enjte 21.09.2017, ora 12.00, në sallën e kinemasë Marubi në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” të shfaqet filmi “The girl of 672K” dhe të vijohet me një debat me nxënësit me temë: Komunikimin virtual;

Ditën e premte 22.09.2017, ora 11.00, në Akademinë e Sigurisë shfaqet dokumentari “Cyberjihad / Xhihadi Kibernetik” i Hans Busstra dhe vijohet me debatin me temë krimin kibernetik; Bordi i festivalit IHRFFA uron dhe shpreson që filmat e përzgjedhur këtë vit do të përcjellin rëndësinë e këtyre çështjeve dhe do të nxisin diskutime dhe debate edhe më të gjera për publikun shqiptar.

Etiketa: festivali nderkombetar i filmitMarubiShqiperitë drejtat e njeriut

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Fatos Nano kremton 65-vjetorin  e lindjes, ja kush e kujton

Fatos Nano kremton 65-vjetorin e lindjes, ja kush e kujton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com