Kërkohet sekuestro për kredinë e pakthyer 2.8 milion euro
Listës së gjatë të borxhlinjve të ARMO-s që kërkojnë sekuestron e saj i është shtuar edhe Tirana Bank. Kjo bankë është në kërkim të kredive të pakthyera prej 2.8 milionë euro që ARMO kishte marrë prej saj, në vitet 2010 dhe 2011. Kështu Tirana Bank vihet në radhën e gjatë të atyre që presin të marrin një “copë” nga ARMO, sic janë Raiffeisen Bank, Albpetrol dhe Drejtoria e Tatimeve. Tirana Bank nëpërmjet një zyre përmbarimore i ka kërkuar QKR-së “Vendosjen e sekuestros mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ARMO” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”. Bllokimi është bërë për shkak të mosshlyerjes së një kontrate kredie të lidhur në vitin 2010 dhe me shtojcë në vitin 2011. Urdhri i sekuestros nuk e thotë shumën, por në bilancin e kompanisë për vitin 2013, huaja ndaj Tirana bank është rreth 2.8 milionë euro. Pak ditë më pare Raiffeisen Bank nxorri në shitje përmes përmbaruesve të saj një pjesë të uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO për një kredi të pashlyer prej 20 milionë euro. Edhe Albpetrol njoftoi se fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj ARMO-s për një detyrim prej 30 milionë euro. ARMO është kreditori më i madh në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65 për qind të totalit të kredisë së keqe në vend, me vlerë rreth 600 milionë euro.
Kreditë e pashlyera të ARMO-s
FBME Bank 140 milionë euro
Raiffeisen bank 20 milionë euro
Credins bank 15.6 milionë euro
Tirana Bank 2.8 milion euro