Një kazino në Tiranë është grabitur nga një 30-vjeçar gjatë orëve të natës.
Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë nën kërcënimin e thikës i ka marrë një shumë parash punonjësit të kazinosë.
Pas grabitjes, forcat e Komisariatit nr. 3 arritën të identifikonin e më pas të kapnin autorin e ngjarjes.