Një 52-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Durrës në zonën e Sukthit.
F.H, banues në Sukth, ka tentuar të kalojë mbi shina kur është goditur nga treni duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar mashinistin e trenit i cili po merret në pyetje.