Emigracioni, kjo ecje e përjetshme e njeriut nga një vend në tjetrin, për hir të një bote më të mirë, a një mundësie që së paku të mbijetojë.
Mes këtyre njerëzve që dikur kanë vrapuar për t’i ikur një bote plot brenga janë edhe shumë figura me famë botërore, mes tyre Rita Ora, Mila Kunis e Madeline Albright.
Ja disa përjetime:
“Ti kurrë nuk do të dëgjosh fjalët “dil jashtë”. Ajo që do të dëgjosh është se dikush të zgjat dorën për të të ndihmuar.” (Rita Ora)
“Ne shkuam në Moskë dhe dhe morëm një avion. E gjitha ishte e re për mua, një tren i ri, një avion i ri. Provova Coca-cola për herë të parë…e gjithë eksperienca ishte e re.” (Mila Kunis)
“E kam shumë për zemër çështjen e refugjatëve, unë jam një prej tyre. Ne erdhëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1948 pasi Çekosllovakia ra në dorë të komunistëve. Im atë më thoshte pasi erdhëm që njerëzit do të thonë: “ Na vjen shumë keq për vendin tuaj që po sundohet nja një sistem i tmerrshëm. Jeni të mirëpritur këtu, si mund t’u ndihmojmë? Dhe ai tha: “Kjo e bën Amerikën kaq të ndryshme.“(Madeline Albright)
https://www.facebook.com/refinery29/videos/755611391287542/