Nga Albana Vokshi
Të nderuara zonja dhe zotërinj, të nderuar kolegë deputetë
Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucione dhe shumica që ka zënë vendet dhunshëm pas kësaj foltoreje nuk mund të jetë legjitime.
Shpreh mirënjohjen për të gjithë votuesit e Njësisë Administrative nr. 7 si dhe të gjithë votuesit e Qarkut Tiranë, që besuan tek unë, besuan te Partia Demokratike, pavarësisht presioneve të të gjitha llojeve që ushtruan mbi ta njerëzit e paguar nga Rama me paratë e drogës, korrupsionit dhe koncensionit…Dua t’i garantoj të gjithë që unë, pavarësisht se në opozitë, do të vazhdoj të mbroj denjësisht interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik.
Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç parashikohet në librin themeltar të Shtetit dhe në rregulloren e Kuvendit, sot do të duhej të diskutonim për përbërjen e Qeverisë dhe programin qeverisës. Por c’të diskutojmë??? Program nuk ka.
Përbërja e Qeverisëështë një tepsi e rrotulluar për të provokuar mijëra shqiptarë, familjarët e të cilëve u torturuan për vdekje në burgje dhe më pas u pushkatuan, u internuan, u persekutuan.
I kompleksuar nga “gra të forta” apo që mund t’i dalin kundër, dy nga zonjat e reja të kabinetit ose kanë protestuar, ose kanë bërëletra publike duke i kërkuar të heshtë e të mos shfaqet në media, në të gjitha televizionet 24 orë, ose e kanë denoncuar te Komisioneri kundër Diskriminimit për politika abuzive.
Pjesa tjetër e kabinetit, përvec faktit pozitiv që gjysma janë gra, nuk ngjall asnjë shpresë për ndryshim. Kabinet nën dhunë do të jetë, sepse tepsixhiu s’ka ndërmend të ndajë plackën…Mendoni pak cfarëcmendurie, …për të qenë ai, lideri suprem, autokrat, për tu treguar të gjithëve që mund tëbëjë cdo gjë me këdo, edhe seancën e parë, atë që do mbahet mend si seanca e turpit, e nisi me një akt mafjoz, me pazarin e ditës: “të jap një qen me lesh, më jep një pehlivan (pra votën…).
Por cilat janë kriteret e ministrave në tepsinë e dytë të Ramës???
Kriteri i parë: të jesh pasardhës/e e nomenklaturës komuniste. Merrini me rradhë, emër për emër, rreth 80% e qeverisë janë pasardhës te Komitetit Qendror e Byrose Politikë, që qeverisi Shqipërinë me diktaturën më të egër ndër të gjitha vendet ish komuniste. Menduam dhe shpresuam atëherë, para 27 vitesh që komunizmi u zhduk???!! Në fakt të gjithëu gabuam…Komunizmi ka qenë gjithnjë i gjallë, nën këmbët tona, me gjymtyrë të shtrira si tentakula, duke pritur rastin për të riardhur në pushtet më i fortë se kurrë, më i pushtetshëm se kurrëedhe politikisht edhe ekonomikisht.
Kriteri i dytë: të jesh i denjë të punosh për Kryeministrin si dhe të kesh dhënë prova se di si të bësh korrupsion. Të jesh në tepsinë e Kryeministrit, duhet të dish se kujt duhet ti japësh koncensionet, nëcilat llogari bankare duhen cuar paratë.
Kriteri i tretë: CV kriminale dhe sic ka dëshirë ta thotë Kryeministri, të jesh Feud i vjetër…që e dish se kufijtë e parcelave të drogës i cakton Kryeplaku.
Qeveria Rama 2 s’ështëlajm i mirë, Qeveria Rama 2 është përpjekje trishtuese për të shkatërruar edhe atë cfarë mund të ketë mbetur…
Të nderuar kolegë deputetë,
“Skënderbeu i Elizës” erdhi dje në Kuvend me “Kalin e Trojës”. Me atë program që s’e ka, Edi Rama e ka bërë në plan ta bëjë të gjithë Shqipërinë “tepsi”.
Programi nuk ka analizë, as numra, as kosto, as buxhet. Nuk ka afate, nuk ka as 100 ditë, as 300 ditë, as një vit. Qeveria si duket ka boll problemet e veta, e s’do merret edhe me ato të matematikës…Përkundër asaj që menduam që Programi i para 4 vitesh ishte i dobët, ky dokument mund të shkruhet në rekordet Guness përsa i përket mangësisë së shifrave e të numrave që zakonisht përmban një program qeverie normale. . .
Kryeministri foli e llomotiti dje gati 2 orë, por nuk u lodh as të hedhë në letër ato që foli vetë. I vetëdijshëm për marrjen e timonit, shpërfillës ndaj nevojave të shumta, tallës e arrogant ndaj kërkesave e problemeve pa mbarim edhe në takimet teatrale para dhe post zgjedhore…ai as nuk ka marrë mundimin të premtojë mashtrime të reja…thjesht ka kuptuar që nuk i nevojitet program as elektoral, as qeverisës…
I vetëdijshëm që votat gjithësesi do t’i marrë me hir apo pahir, me presion apo blerje, me krim apo drogë…pse duhet tëvrasë mendjen tëlodhet për të shkruar një program serioz???
Si në teatrin absurd Rama vjen sot pa as edhe një premtim të mbajtur, por fitues i tepsisë dhe timonier i vetëm…
Pasi keqqeverisi 4 vjet duke shkelur në mbi 10 mijë km rrugë të ndërtuara nga Berisha pa shtuar asnjë kilometër. Gjeti trashëgimi 1300 shkolla, 400 spitale e 1500 klinika shëndetësore, qindra ujësjellës kanalizime por nuk ndërtoi asnjë të ri…sot me vetëdije të plotë nuk denjon as tëulet e të shkruajë dy rreshta….
Përkundër asaj që shkruhet në preambulën e Programit për arritje imagjinare të Qeverisë Rama 1:
- Rama premtoi ulje taksash dhe mirëqenie për 97% të shqiptarëve, por dështoi. FMN para disa ditësh rrëzoi edhe atë cka ju e konsideronit arritje, “taksimin e ndershëm”, taksimin progresiv. Banka Botërore në raportet e saj qartësisht thekson që varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në gjysmën e popullsisë. Dhe nuk harrojnë të kujtojnënë cdo raport rrezikun e madh që mund të vijë prej koncesioneve abusive të Kryeministrit…
- Rama premtoi rend e siguri, luftë ndaj kriminalitetit, por dështoi. Krimi jo vetëm pushtoi rrugët por edhe parlamentin, qeverinë dhe administratën.
- Premtoi 300 mijë vende pune, por dështoi. Raportet e ILO, Bankës Botërore dëshmojnë që punësimi në Shqipëri nuk është rritur vitet e fundit. Përkundrazi papunësia është rritur ndjeshëm. Rritja ekonomike nuk ka sjellë rritje të punësimit. Me një kakofoni terminologjish, “formalizimin” mundohet të na e shesë për “punësim”…Ose s’e din, ose e din por bën sikur nuk e din….
- Rama premtoi se do hiqte lojërat e fatit, por dështoi. Lojërat e fatit, si kërpudhat pas shiut, I ke kudo.I ke pranë shkollave, institucioneve shtetërore, financiare etj…të mbushura me të rinj e burra që lënë të ardhurat e muajit apo vitit…apo tërë jetës.
- Rama premtoi dëmshpërblim për ish të përndjekurit politikëdhe integrim të tyre, por I sfidoi dhe provokoi ata keqazi me rikthimin e simboleve komuniste dhe rikthimin në pushtet të pinjollëve të nomenklaturës komuniste.
Edi Rama do mbahet mend si km që dështoi në cdo premtim…por përsëri fitoi…E atëherë për cfarëI duhen premtimet??? Për cfarë I duhet programi??? Forca e parasë së pisët ka blerë varfërinë e rritur qëllimshëm nga Rama përmes politikave antisociale…I ka ulur kokën shqiptarit…por shpresoj shumëqë ende s’I ka blerë dinjitetin.
Ndaj lideri suprem, mendon qësot AI është ZOTI e mund tëbëjë cdo gjë, tëtallet me cdokënd e më gjithshka, të shkatërrojë cdo institucion, të pushojë cdo drejtor apo inspektor apo Ambasador…
Të nderuar kolegë,
Programi i qeverisë ështëi mbushur me fjali pa substancë, plot klishe… terma pa kuptim…Në program flitet dhe po citoj “rritje ekonomike cilësore dhe inteligjente” “shqipëria do të krijojë brandin e vet”, “busulla jonë mbetet arsimi cilësor”, “fuqizimi i të rinjve qëllimi ynë madhor” “plotësimi i plotë i kuadrit ligjor”, “lokomotiva e zhvillimit të rinisë”, “kantieri i hapur i shëndetësisë”, “kulturën e kthyem në burim emancipimi”, e të tjera sllogane tëveprave të Enverit…
Por…si mund të flitet për një brand të ri?? Duhet të jetë lapsus sigurisht…Shqipëria e ka tashmë brandin e vet!!!“Brandin Rama” të lancuar dhe promovuar nga Qeveria Rama 1 kryesisht nga shoqet Ministre!!!Unë propozoj qëkjo fjali e rrëshqitur gabim duhet hequr urgjentisht nga programi për të mos pasur keqkuptime apo dublikime brandesh…
Ecim më tej me programin…pas 4 viteve në qeverisje, këtëhere, dy kokat inyteligjente të ekonomisë,Kryeministri dhe Ministri na paskan zbuluar që paska 2 lloj rritjesh ekonomike: rritje ekonomike inteligjente dhe budallaqe. E tani dy strategët e thellimit të varfërisë në shqipëri do na prijnëtë sigurt drejt rritjes inteligjente ekonomike. Po se c’është kjo, nuk dihet…ështëmister…
Rëndom përgjatëprogramit, Edi Rama na premton të na japë edhe ato që tashmë I kemi prej shumë vitesh. Na premton se do prodhoje energji nga burime tw rinovueshme që në fakt e prodhojmëmbase qënga koha e Spiro Kolekës.
Programi ekonomik as këtë herë nuk përcakton politika prioritare,as sektor prioritarë. Rama zotohet se do të ketë sektorë prioritarë praktikisht …të gjithë sektorët e ekonomisë.
Rama edhe punësimin e sheh si tender rrugësh. .. do heqi një korsi këtej e do ta vërë andej. . . do ja heqë njëklienti e do ja japënuseve të reja.
Në pjesën sociale, Rama i rrotullon me sforco fjalët në fjali për të bërë njëjtat premtime të para 4 vitesh, por të paketuara me emra të ndryshëm… për t’u dukur si tëtjera si nisma tëreja, si ide inovatore. . . Përsëri premton një paketë rregullatore për transformimin e programit të ndihmës ekonomike në një program për reintegrimin social të cilit emrin ja ka vënë “mbështetje për reintegrim” apo “Shqipëria Punon”.
Fjala “grua”në program është mollë e ndalueme…vetëm premtohet të ulëme 10% të punës së papaguar të grave, duke rritur aksesin në shërbimet sociale si çerdhe, kopshte, etj. Por a e din Kryeministri që në Tiranëvetëm 1 ndër 8 fëmijë mund të sigurojë një vend në cerdhe/kopshte?? Jo vetëm nuk i gjen vende punë, por edhe kur ato gjejne vetë një punënukkanë asnjë mundësi tëpunojnë se duhet të mbajnë fëmijët e tyre.Programi nuk ka asnjëfjalëtjetër për gratë. E mu duk e tepërt dhe kohe ë humbur kot të kërkoja për togfjalëshin “dhunë në familje”…
Dje pasdite, pasi u pyet, Kryeministri foli shkurt për “barazinë gjinore”. U mundua në mënyrë indirekte të na tregonte që përbërja e qeverisë fliste vetë për rëndësinëqë kishte për tëbarazia gjinore. Por 4 vitet e shkuara e kanë vërtetuar katërcipërisht qënumrat e portofoleve për gratë ministre mbeten në kuadër të njëpropagande boshe.4 vitet e shkuara kanë vërtetuar që numrat e ministreve gra nuk janë përkthyer, në asnjë rast,në politika të orientuara drejt tyre. Në4 vitet eQeverisëRama 1 gruaja kërcënua, u shantazhuar, u fye, u përcmua, madje asnjë grua deputete në Kuvendin e fundit nuk i shpëtoi kësaj edhe nga kreu i Qeverisë. Gruaja në 4 vitet e Qeverisjes Rama 1 u kthye në viktimën më të madhe të politikave antisociale. Gruaja u pushua nga puna, u hodh në rrugë, ju mohuan shërbimet sociale, ju mohua arsimimi, ju mohua shërbimi shëndetësor, statusi ju rëndua. Gruaja u dhunua!!!Mbrojtjeje, madje edhe kur janëpjesë e sistemit të drejtësisë….Dhjetëra gra me Urdhëra mbjojtje që janë vrarë nga burrat e tyre, dhjetëra fëmijë të mbetur jetimë e askush nuk kujdeset për ta…Gruaja në Shqipëri nuk është e mbrojut sepse Rama shkatërroi që ditën e parë mekanizmin e ngritur pëe parandalimin e dhunës në familje. Gruaja në Shqipëri nuk është e mbrojtu pasi institucionet shtetërore nuk funksionojnë e nuk koordinohen…
Studime të vetë Qeverisë Rama 1 kanë treguar që në 75-80% të rasteve kjo dhunë në familje ka ardhur si rezultat i statusit të rënduar ekonomik e social të familjeve. Pra, rritja e varfërisë ka sjellë rritjen stresit, problemeve e rrjedhimisht dhunës në familje.
E për ironi të fatit… sikur të mos ju mjaftonte kalvari i gjatë i vuajtjeve e strapacimeve… më të varfërit e Shqipërisë janëedhe peng i vullnetit e dëshirës Vilma Nushit. Nëse nuk bëjnë check up, gratë viktima të dhunës nuk marrin as atë ndihmë financiarë modeste prej 3000 lekësh. Nëse nuk bëjnë check up, familjet në nëvojë nuk marrin ndihmë ekonomikë. Nëse nuk bëjnë check up shqiptarët nuk marrin dot patëntë, nuk marrin asnjë shërbim në asnjë institucion shtetëror. Sepse pothuajse cdo shërbim shtetëror sot kalon nga Vilma, shoqja e Edi Ramës…
Pjesa e Arsimit fillon duke na kujtuar që arsimi dhe kërkimi shkencor qenka një e mirë publike dhe rrugë kryesore e ndërtimit të së ardhmes…bla bla bla deri këtu ok, fjali shabllone që s’thotë asgjë…po më tej??? Flitet për reforma cilësore, për shërbime arsimore të përmirsuara, por raporti i fundit i UNICEF i hedh poshtë këto pretendime për arritje imagjinare
UNICEF në raportin e fundit ngre alarmin sepsenënfinancimi i arsimit (nën 5% të buxhetit që Rama1 premtoi para 4 vitesh) i kushton shqiptarëve 35 mln dollarë në vit. Kostot nuk janë vetëm financiare, por janë edhe shoqërore, edhe morale… UNICEF thekson që sa më i lartë financimi i arsimit, aq më e lartë rritja ekonomikë. Sa më i ulët financimi i arsimit, aq më i lartëq kriminalitëti…
Ndërsa në fq. 7 të raporti UNICEF ndalet në disa indikatorë të përkeqësuar:
- Sot, janë 15 mijë fëmijë jashtë dyerve të shkollës,
- Rreth 64 mijë të rritur janë analfabetë,
- Fëmijët e komunitetit Rom janë shumë pas në arritjet shkollore,
- Gjysmës së shkollave i mungojnë lehtësitë bazike,
- Një ndër 4 mësues nuk është i kualifikuar,
- Raknimi PISA për Shqipërinëështë ndër më të ulëtit ndër vendet e OECD.
Në program s’ka më premtim për 5% të buxhetit të shtetit, s’ka asnjë investim konkret, s’ka asnjë iniciativë të re…
Sipas programit të qeverisë për Arsimin, edhe fëmijët e komuniteteve romë dhe egjyptianë duhet të presin vitin 2021 që shkojnë në shkollë
Nëse lexoni me kujdes pjesën e Arsimit do të kuponi pse Edi Rama urdhëroi shkrirjen e Akademisë së Shkencave…Të shqetësuar për këtë sjellje pushtuese, anëtarët e nderit të Akademisë së Shkencave i nisën një letër publike Kryeministrit, ku i kërkojnë të përmendet…!Mes rreshtave, profesorët e huaj dhe kosovarë, shprehin shqetësim se shkatërrimi i Akdemisë së Shkencave të Shqipërisë ju intereson populistëve, të cilët nuk kanë kulturë qeverisëse. Akademikët denoncojnë me shqetësim censurimin dhe përdorimin politik të kërkimit shkencor.
Tek “Kultura” Kryeministri ka ndërmend të rrisi prodhimin kulturor… dhe zotohet se popullin do ta edukojnë me forcë përmes edukimit masiv dhe kulturës … Në këtë llogjikë komuniste ata shkruajnë se në institucionet e artit do të fusin një linjë pedagogjike….si duket do të rikthejnë “të martat politike” dhe do të jetësojnë tezën e Leninit se kinematografia është artileria e rëndë e artit….
Po një pyetje jam për Kryeministrin: pse u avullua në eter “Shëndetësia Falas”??? Dëgjova me shumë vëmendje Ministren kur foli për pjesën e Shëndetësisë e në fakt doja t’I thoja që duhet guxim shumë I madh të flasësh për arritje në sektorin e shëndetësisë. Them që duhet guxim I madh të flasësh për shërbime të përmirësura sepse janë me qindra mijëta ata që janë ulur përballe Televizioneve e po na ndjekin, janë me mijëra ata që janë strapacuar, stërmunduar, që kanë humbur cdo gjë me shpresën e në përpjekje për të shpëtuar shëndetin dhe jetën e të afërmve të tyre.
Nga programi I shëndetësisë të qarta janë vetëm dy gjera:
1 –Harrojeni shëndetësinë falas!!! Nuk do të ketë një të tillë!!!
2 – Vetëm Vilma, Iliri, Majlinda dhe Jani apo kushdo që është pas tyre do të vazhdojnë të përfitojnë nga shëndetësia dhe fondet e shëndetësisë… Jut ë dashur qytetarë ose Lutjuni Zotit, ose “ngrohuni në diell”!!!
E në fund kam një kërkesë, apo një lutje për z. Kryeministër:
Boll me politikën “përca e sundo”!!!
Boll me flirtimin, apo diversioni me opozitën!!!
Fiksojenimire në mendje. Ne kemi qenë, jemi e do jemi përballëJUSH!! Do na keni përballë, në një opozitë të fortë në mbrojtje të interesave të cdo qytetari shqiptar.
Ju faleminderit!