Këtë të martë në Gjermani fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan.
Sërish një avion me azilkërkues afganë të refuzuar niset drejt Kabulit nga aeroporti i Dyseldorfit.
Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, 6 nga Bavaria dhe 1 nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë. Qindra vetë u plagosën.
Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.
Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet pikërisht në këtë kohë si një manovër në kohë fushate zgjedhore.