Një 28- vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e Vlorës pas lindjes.
Ajo ka ndërruar jetë pasi ka sjellë në jetë foshnjen që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jtën.
Mjekët të cilët kanë asistuar në sallë kur E.B po lindte fëmijën thonë se ajo vdiq për shkak të një infarkti.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për një defekt të mundshëm në sistemin e oksigjenit ose një reaksion të shkaktuar nga anestezia, që mund të ketë ndikuar në vdekjen e të resë.