A e dini kush është puna më e vështirë në botë? Jo as ju shkon në mendje. Në një eksperiment social një agjent punësimi vendos të intervistojë disa njerëz për një vend pune. “Drejtor operacionesh” quhej pozicioni i punës dhe për të duhej të kishe diplomë në mjekësi, kuzhinë dhe psikologji, të punojë 24 orë në ditë për 365 ditë, pa pushime dhe të ishe gjithmonë i qetë dhe i dashur. Kjo punë do të bëhej pa asnjë pagesë. Të gjithë të intervistuarit thanë që kjo është një çmenduri, por kur intervistuesi thotë që janë miliarda njerëz në botë që e bëjnë këtë atëherë ata kuptuan se sa e rëndësishme është Nëna. Kjo video duhet parë në çdo 8 Mars për të vlerësuar forcën e grave./27.al
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...








