Uraganai Irma ka shkaktuar dëme të mëdha në SHBA, ndërsa ka tmerruar banorët të cilët vijojnë të jenë në rrezik.
Popullsia e Florida-s ka nisur largimin nga zonat ku uragani do të godasë, ndërsa familjet shqiptare që e kanë bërë këtë janë pak.
Ata refuzojnë të largohen me bindjen se mund t’i bëjnë ballë situatës. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim në Ambasadën Shqiptare në SHBA ku ambasadorja shqiptare, Floreta Faber, ka lëshuar një thirrje në rrjetet sociale duke i njoftuar se ku ata duhet të kërkojnë ndihmë në raste emergjente.
Mesazhi i plotë i Faber në Facebook:
Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmendjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.
Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.
Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ë[email protected] numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.
Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara”