Një oficer i policisë britanike, një tjetër i asaj franceze dhe një polic italian kanë mbërritur në Shqipëri, ku po monitorojnë masat e mara nga autoritetet shqiptare për frenimin e azilkërkuesve.
Oficerët e huaj monitorojnë hyrje-daljet mbi personat që dyshohet se lënë territorin shqiptar me qëllim kërkimin e azilit në zonën Schengen.
3 oficerët e policive partnere monitorojnë lëvizjet në aeroportin e Rinasit, ku dhe fluksi i lëvizjeve është më i lartë, ndërkohë që mbahet kontakt i vazhdueshëm edhe me zyrën e misionit Frontex që operon në Shqipëri.
Vetëm gjatë gushtit, policia ka refuzuar daljen nga vendi të 177 shtetasve, të cilët nuk plotësonin kriteret e vendosura për të kaluar kufirin.