Si duket Kosova ka gjetur drejtimin pas një periudhe të gjatë në udhëkryq.
Situata politike po gjen rrugën e zgjidhjes të paktën në formimin e qeverisë ku pas shumë përpjekjesh kemi emrin e kryeparlamentarit.
Pas dështimit të gjashtë radhazi të seancës parlamentare sot u zgjodh kryetar Kadri Veseli.
Gjatë votimit ishin të pranishëm në sallë 114 deputetë, pro votuan 62, kundër 52. Sot pritet të zgjidhen edhe 5 nënkryetarët e tij.