Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ka deklaruar se shtetet anëtare të BE mund të detyrohen të pranojnë azilkërkuesit në vendet e tyre.
Hungaria dhe Sllovakia kërkuan që të qëndrojnë jashtë planit që Bashkimi Evropian filloi të zbatojë dy vite më parë por ky pretendim u hodh poshtë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Këshilli Evropian miratoi planin për risistemimin e refugjatëve pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve të Evropës Lindore.
Sistemi pretendon risistemimin e 160 mijë refugjatëve që kanë arritur në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar punën e këtyre vendeve, ndërkohë 24,000 njerëz janë risistemuar deri tani.
Polonia dhe Hungaria kanë refuzuar të pranojnë refugjatë, ndërkohë që Sllovakia ka pranuar vetëm një pjesë.