Policia holandeze ka arrestuar një shqiptar dhe një lituanez, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 12 kilogramë kokainë në makinë.
Bëhet me dije se shqiptari i arrestuar është 25-vjeç, ndërsa lituanezi 28 vjeç. Ata u arrestuan pasi u pikasën nga policia duke shkëmbyer një çantë të zezë të madhe.
Policia ka sekuestruar edhe dy makinat e tyre, ndërsa vijojnë hetimet për grupin.