Ai është baba, nuk meriton të qëndrojë në burg, dua të di cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare çfarë masash do të ndërmarrë”, është ky reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës , Federica Lo Toro.
Zonja Lo Toro shprehet se do të bëjë cdo gjë që është e mundur për të evituar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë. Dhe një nga procedurat që do të ndjekë është vijimi i kërkesesës për azil politik.
Reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës
Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare. Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin do të bëjmë cdo gjë që është e mundur për ta evituar na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendojë se duhet ta kemi por po presim se cili do të jetë qëndrimi. Do të vijojmë me kërkesën për azil dhe më pas do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i palës kroate.Apeli për drejtësinë dhe qeverinë është ky: Konsideroni që ky djalë i ri është një baba dhe nuk meriton të qëndrojë në burg.
/Shqiptarja.com/