Dy vëllezër në Durrës kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e pallatit.
Ata kanë ndërmarrë këtë veprim pasi janë kundër vendimit të gjykatës e cila ka miratuar prishjen e godinës së tyre.
Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ishpronarëve.
Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.