Një pedonale e re do të ndërtohet në Tiranë.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e pedonales mbi Përroin e Gjerozës pranë Dajtit, që kufizohet nga rruga “Muhamed Deliu” dhe ajo e Teleferikut.
Ndërtimi i rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që shtrihet në një zonë me ndërtime të reja, parashikon dhe krijimin e hapësirave çlodhëse, me lulishte të bollshme si dhe me module të ndryshme lojërash për fëmijët.