Si po copëzohen ujitja dhe kanalizimet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po copëzohen ujitja dhe kanalizimet

09:54 | 02/09/2017
në Uncategorized
0
Camera

Camera

Transferimi i shërbimeve të ujitjes dhe kanalizimeve nga pushteti qendror tek ai lokal duket se po kalon një periudhë të vështirë transferimi dhe tranzicioni funksionesh dhe kompetencash. Ministria e Bujqësisë në një dokument të posaçëm për këtë qëllim thotë se, ky proces do të kërkojë organizime të reja.

Aktualisht pronësia dhe përgjegjësia e administrimit të sistemeve ujitëse të vegjël dhe të mesëm është transferuar tek bashkitë. Në administrim të MBZHRAU janë vetëm kanalet kryesore dhe veprat e marrjes së ujit për sistemet e mëdhenj të ujitjes dhe disa rezervuarë të mëdhenj.

Ministria e Bujqësisë lajmëron se, për administrimin e kësaj infrastrukture, duhet të përgatiten një sërë udhëzuesish, rregulloresh dhe manuale teknike. Po kështu duhet të përgatiten statuti dhe udhëzimet (akte nënligjore) për ngritjen e Organizatës së Përdorimit të Ujit (OPU)-ve dhe Grupeve të Përdoruesve të Ujit (GPU).

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Organizatat e Përdorimit të Ujit do të krijohen kur së paku 51% e pronarëve të tokave brenda zonës potenciale të shërbimit të sistemit të ujitjes do të votojnë pro krijimit. Kur kjo gjë ndodh, të gjithë pronarët e tokave brenda zonës potenciale të shërbimit të sistemit do të bëhen anëtarë të OPU-së.

Përpara se të fillojë rehabilitimi apo modernizimi i sistemit të ujitjes me mbështetjen e qeverisë dhe përpara se të ngrihen OPU/GPU-të, Njësia e Ujitjes dhe Kullimit pranë bashkisë do të kujdeset për vendosjen e një komunikimi dhe koordinimi midis fermerëve në nivel kanalesh të treta. Rehabilitimi dhe modernizimi do të luajnë një rol të rëndësishëm në drejtim të administrimit të sistemit të ujitjes.

Me qëllim arritjen e përfitimeve optimale, për qeverinë qendrore, vendore dhe fermerët është e rëndësishme që të bien dakord për çështjet prioritare të rehabilitimit apo modernizimit. Fermerët dhe bashkitë duhet të ftohen të paraqesin pikëpamjet e tyre për rehabilitimin dhe modernizimin, vë në dukje Ministria e Bujqësisë.

Në fakt, përmirësimet do të bëhen vetëm atëherë kur fermerët dhe bashkitë do bien dakord për pjesën e tyre të kontributit, marrin përgjegjësi të plota për administrimin e sistemit, dhe bien dakord të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes së ujitjes pas investimit.
Kur Njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkisë është funksionale dhe administron kanalet e treta në koordinim me kryepleqtë e fshatrave, Ekipi i Organizimit të Ujitjes fillon procesin e ngritjes së grupeve të punës. Bashkitë do të marrin përgjegjësitë të përcaktojnë se kanalet kryesore, të dyta dhe të treta menaxhohen në mënyrën e duhur.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit dhe bashkitë kanë objektiv të mundësojnë për administrimin e rrjetit të tretë dhe ku është e mundur atë të rrjetit të dytë. Sidoqoftë, për momentin bashkitë nuk kanë staf dhe përvojën e mjaftueshme për menaxhimin e sistemeve të ujitjes, kështu që trajnimi i tyre për ujitjen dhe kullimin është prioritet. Fillimisht bashkitë kanë përgjegjësinë kryesore të administrimit të kanaleve të para dhe të dyta të ujitjes, ndërsa kryepleqtë e fshatrave, dhe nëse do ishte e mundur do të administronin kanalet e treta. Por në çdo rast, Njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkive do të bëjë menaxhimin financiar si të kanaleve kryesore, të dyta dhe të treta.

Brenda një periudhe 5-vjeçare, Njësitë e Ujitjes dhe Kullimit së bashku me kryepleqtë e fshatrave dhe fermerët mund të vendosin të ngrenë njësitë dhe përgatiten të marrin në administrim edhe kanalet e dyta.

Bashkitë kanë në pronësi të tyre kanalet ujitëse, por mund të fillojnë të transferojnë të drejtën e përdorimit të tyre për nivele të caktuara, sidomos në skema të vogla dhe të mesme ujitëse. Fillimisht, bashkitë do të administrojnë kanalet e dyta.
Por në çdo rast, Njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkive do të bëjë menaxhimin financiar si të kanaleve të dyta ashtu dhe të treta. Në çdo kohë pas transferimit, nëse MBZHRAU përcakton se bashkia dështon të menaxhojë kanalet në pronësi të saj me standardin e menaxhimit të rënë dakord, pronësia e tyre mund të revokohet në mënyrë të njëanshme.

Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit, që zëvendësuan Bordet Rajonale të Kullimit, do të jenë përgjegjës edhe për administrimin e veprave të marrjes së ujit dhe kanaleve kryesore kryesisht në sistemet e mëdha ujitëse. Ato do të mbikëqyrin përgatitjen e Planeve vjetore të shërbimit të ujitjes dhe monitorimin e performancës së menaxhimit të ujitjes. Procesi i zhvillimit institucional do të bazohet në një proces të përbashkët planifikimi, investimi dhe menaxhimi. Ministria e Bujqësisë thotë se, Partneriteti Publik Privat (PPP) mund të përfshihet në këtë nivel, kur një kompani private mund të kontraktohet për të kryer shërbimet operacionale dhe ato të mirëmbajtjes në bazë kontrate. Shërbime të tilla mund të përfshijnë mirëmbajtjen rutinë, riparime dhe rehabilitime të vogla.

/monitor

Etiketa: kanaletMinistria e Bujqesisesistemet e ujitjes

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zjarret/ Emergjencat civile: Vatrat aktive në Tarabosh, Lezhë dhe në Dibër

Zjarret/ Emergjencat civile: Vatrat aktive në Tarabosh, Lezhë dhe në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com