Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ostren në Bulqizë, ku një fëmijë 10-vjeçar është mbytur teksa lahej në një kanal.
Mësohet se viktima është Antigon Dehari, ndërsa për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga ngjarja.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.