Arturo Vidal është bërë protagonist në humbjen e kombëtares së tij, Kili ndaj Paraguayt me rezultatin e thellë 0-3.
Mesfushori i Bayernit të Mynihut ka bërë një paraqitje shumë të dobët, teksa në minutën 24-të ka shënuar një gol fantastik, por për fatin e tij të keq, në portën e gabuar.
Vidal tentoi që të largonte topin në goditje nga këndi, por trajektorja e futbollisti të Paraguajit e tradhtoi duke shkaktuar padyshim një ndër autogolat më të bukur.
/Vipsport.al/