Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj ditën e sotme, është një ngjarje që ka prekur jo vetëm opinionin vendas por edhe atë të huaj.
Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.
“Të tmerruar! Një tjetër viktiminë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit.
Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.