Policia kufitare ka sekestruar rreth 16 kg kanabis në vendin e quajtur “Shelgu”.
Ndërsa dy autorët kanë mundur të arratisen duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.