Vëllai i vogël i Eden Hazard ka nënshkruar sot me skuadrën e Chelsea. Te blutë e Londrës prej kohësh militon Eden Hazard, futbollisti i kombëtares belge që është një nga më të mirët e “Premier League” ku së fundmi i është bashkuar edhe vëllai i vogël Kylian Hazard.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i cili shkruan: “Kylian Hazard ka nënshkruar sot me klubin e Chelsea nga ekipi i Hungarisë Ujpest dhe fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së dytë.22-vjeçari, vëllai i vogël i Eden, është një mesfushor ofensiv që ka vazhduar karrierën e tij si profesionist me klubin belg të White Star Brussels dhe më pas Zulte-Waregem.