Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe qendërmbrojtësi i Crotone-s, Arlind Ajeti është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga faqja “whoscored.com”, ku është vlerësuar me notën 7.9 për paraqiten e tij.
23-vjeçari dhuroi një paraqitje mbreslënëse këtë javë kundër Bolonjës ku përveçse e bëri mbrojtjen hermetike ndihmoi shumë edhe në repartin e sulmit.
Ajeti është një nga 24 të grumbulluarit e Christian Panucci-t për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares shqiptare kundër Lihtenshtejn dhe Maqedonisë.