Nga Mark dhe Priscilla Zuckerberg
Priscilla dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në këtë botë vajzën tonë August. Ne i kemi shkruar asaj një letër për botën, në të cilën shpresojmë që ajo të rritet, megjithatë do donim që të rritej sa më ngadalë.
***
E dashur August, mirë se erdhe në botë! Unë dhe mami jemi shumë të ngazëllyer për të parë se cila do të bëhesh. Kur lindi motra jote ne i shkruam një letër për botën që do kishim dëshirë të jetonte në të, kur ajo të rritej, një botë me edukim më të mirë, më me pak sëmundje dhe më me shumë barazi.
Shkruam se me të gjitha avancimet në shkencë dhe teknologji, brezi juaj do jetojë padiskutim një jetë më të mirë se e jona dhe ne kemi përgjegjësinë tonë për ta bërë të mundur këtë.
Megjithëse shpesh fokusi është tek gjërat që janë të gabuara, ne besojmë se pozitiviteti do të triumfojë. Ne jemi optimistë për brezin tuaj dhe të ardhmen.
Por, më shumë se sa për rritjen duam të flasim për fëmijërinë. Bota mund të jetë një vend serioz. Ja pse është kaq e rëndësishmë të gjejmë kohë për të dalë jashtë dhe për të luajtur.
Do të jesh e zënë kur të rritesh, ndaj shpresojmë që të gjesh kohë të nuhasësh të gjitha lulet dhe të vendosësh të gjitha gjethet që do në kovë. Shpresoj që të lexosh disa herë librin tënd të preferuar të Dr. Seuss, aq sa të fillosh të shpikësh historitë e tua rreth Vipper of Vipp.
Shpresoj të luash në karusel me Maksin, derisa të keni zbutur çdo kalë me ngjyrë. Shpresoj që të bësh sa më shumë rrotullame rreth dhomës së ndenjes dhe kopshtit. Gjithashtu, shpresoj që të flesh sa më shumë. Shpresoj që edhe në ëndrra ta ndjesh se sa shumë të duam ne.
Fëmijëria është magjike. Je vetëm një herë në jetë fëmijë, kështu që mos e vrit mendjen duke u shqetësuar për të ardhmen. Na ke ne për këtë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që bota të jetë një vend më i mirë për ty dhe gjithë brezin tënd.
August, ne të duam shumë dhe jemi shumë të emocionuar që jemi bashkë në këtë aventurë. Të urojmë një jetë plot kënaqësi, dashuri dhe të njëjtën shpresë që ti na dhe ne.
Me dashuri, mami dhe babi.
Përshtati 27.al