Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sektor-Rinia, ku 58-vjeçari A.K, ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në lokalin e tij.
Policia bën me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje nga pakujdesia, dhe gjithçka ka qenë aksidentale.
Edhe pse u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit të Durrësit, përpjekjet kanë rezultuar të kota.
Mbeten hetimet e prokurorisë për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.