Real Madrid e ka nisur me fitore “La Ligan” duke fituar në transfertë 0-3 përballë Deportivo La Coruna.
Takimi u luajt gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Municipal de Riazor”.
Golat për “Los Blancos” u shënuan nga Gareth Bale 20’, Casemiro 27’ dhe Toni Kroos 62’. Deportivo gjatë këtij takimi humbi një 11-metërsh nëpërmjet futbollistit Florin Andone.
Ndërkaq kapiteni Sergio Ramos la skuadrën me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marra gjatë takimit. Ai do të mungojë në përballjen e javës së ardhshme kundër Valencias.