Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.
Mësohet se Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.