Vogëlushi 7-vjeçar australian i cili rezultoi i humbur pas atentatit në Barcelonë, ka mbetur i vdekur nga sulmi i terroristëve.
Julian Cadman ishte raportuar më herët nga mediat vendase se ishte gjallë dhe në spital.
Vogëlushi ishte së bashku me nënën e tij filipinase në Spanjë për të marrë pjesë në një dasëm.
Nënë e bir po kalonin së bashku në Rambla kur u përplasën nga furgoni i terroristëve.