Aktori Amos Muji Zaharia përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar sjelljen absurde të autoriteteve greke në kufi karshi tij.
I indinjuar nga eksperienca negative, vëllai i Princeshë Elias tregon sesi ia kanë hedhur pasaportën pas kontrollit ndërsa fajëson shtetin shqiptar që lejon që kjo të ndodhë.
“Sapo kalova kufirin e këtyre “europianëve” grek. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjenike. Hajde shpenzo para te këta bukshkalë të pafytyrë. Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojnë veç prapanicën njëri-tjetrit. Ptu”, ka shkruar Amosi.