Si të përdorësh taksistin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të përdorësh taksistin

19:06 | 19/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Umberto Eco

Sapo hyn në një taksi lind problem i ndërveprimit korrekt me taksistin. Taksisti është një individ që nget makinën gjithë ditën në trafikun qytetas – aktivitet që të çon ose drejt infarktit ose drejt delirit – në konflikt me shoferët drejtuesit e tjerë njerëzorë. Për pasojë, është nervoz dhe urren çdo krijesë antropomorfe. Kjo i shtyn radical chic të thonë se të gjithë taksistët janë fashistë. Nuk është e vërtetë, taksisti është i painteresuar ndaj problemeve ideologjike: i urren manifestimet e sindikatave, por jo për shkak të ngjyrës (kahut), por thjeshtë sepse pengojnë. Ai do të urrente edhe një parakalim të balilave . Ai kërkon vetëm një qeveri të fortë që t’ia mbledhë të gjithë automobilistëve privatë dhe të vendosë një orar ndalim qarkullimi nga gjashta e mëngjesit deri në mesnatë. Është mizogjin, por me gratë që dalin jashtë, nëse qëndrojnë në shtëpi të ziejnë makaronat, i toleron.

Taksisti italian ndahet në tre kategori. Ai që këto opinione i shpreh gjatë gjithë udhëtimit; ai që hesht i kontraktuar dhe që e komunikon mizantropinë e vet përmes të ngarit të makinës; ai që e zbraz tensionin e vet në një rrëfimtari të pastër dhe tregon atë që i ka ndodhur me një klient. Kemi të bëjmë me tranches de vie të zhveshura nga çdo kuptim parabolik dhe që po të tregoheshin në një tavernë do ta detyronin pronarin e lokalit ta nxirrte jashtë subjektin tregues duke i thënë se kish ardhur ora të flinte. Por taksisti që i jep makinës i gjykon si interesante dhe të mahnitshme të tilla rrëfime dhe ju do të bënit mirë t’i komentonit sistematikisht me: “Shih, shih çfarë njerëzish, ç’po na dëgjojnë veshët, po vërtetë ka ndodhur me ju”? Kjo pjesëmarrje nuk e nxjerr taksistin nga autizmi i tij fabulist, por thjeshtë ju bën të ndjeheni më të mirë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në New York, një italian rrezikon shumë nëse e tregon origjinën e vet, kur lexon te baxha e taksistit një mbiemër si De Cutugnatto, Esippsitto, Perquocco. Pas kësaj, taksisti fillon të flasë një gjuhë të padëgjuar më parë dhe fyhet rëndë nëse ju nuk e kuptoni. Menjëherë duhet të thoni në anglisht se ju flisni vetëm dialektin e fshatit tuaj. Nga ana tjetër ai është i bindur se tashmë në vendin tonë gjuha kombëtare është anglishtja. Por, në përgjithësi, taksistët njujorkesë kanë ose një emër hebre, ose një emër jo hebre. Ata me emër hebre janë sionistë reaksionarë , ata me emër jo hebre janë reaksionarë antisemitë. Nuk bëjnë deklarata, kërkojnë një opinion. Nuk di si të sillesh me ata që lexon se emrin e kanë pak a shumë si nga lindja e mesme, ose rus dhe nuk kuptohet nëse janë hebrenj apo jo. Për të shmangur incidentet atëherë, duhet thënë se ke ndërruar mendje dhe se nuk do të shkosh në kryqëzimin me rrugës së Shtatë me të Katërmbëdhjetën, po në Rrugën Charltont . Pas kësaj, taksisti nxehet, frenon dhe ju detyron të zbrisni, sepse taksistët e New York-ut njohin vetëm rrugët me numra dhe jo ato me emra.

Ndërsa një taksist parizien nuk njeh asnjë rrugë. Nëse i kërkon të të çojë në Place Saint- Sulpice, ju shkarkon në Odeon duke ju thënë se nuk di më si të mbërrijë. Por më parë do të jetë ankuar gjatë për pretendimet tuaja me shprehje si “ah, ça monsieur, alors…”. Ftesës suaj për ta ndihmuar duke iu drejtuar guidës ose nuk i përgjigjet ose ju lë të kuptohet se nëse po kërkonit një konsulencë  bibliografike duhet t’i drejtoheshit një arkivisti paleograf të Sorbonës. Orjentalët janë një kategori më vete: me mirësjellje eksteme të thonë të mos shqetësohesh se do ta gjejnë shpejt vendin, pastaj i bien nga tre herë bulevardeve dhe pastaj të pyesin nëse ka ndonjë ndryshim të madh që në vend të të çojnë në Gare du Nord të kanë çuar në Gare du Est, se në fund të fundit trena janë të gjithë.

Në New York nuk mund të thërrisni me telefon një taksi, vetëm nëse i përkisni ndonjë klubi. Në Paris po, vetëm se nuk vijnë. Në Stokholm mund t’i thërrisni vetëm me telefon sepse nuk i zenë besë një njeriu të çfarëdoshëm që kalon në rrugë. Por, për të gjetur numrin e telefonit, duhet të ndaloni një taksi që kalon në rrugë, dhe ato, siç e e thashë, nuk kanë besim për të ndaluar.

Taksistët gjermanë janë të sjellshëm dhe korrektë, nuk flasin, vetëm shtypin gazin. Kur zbrisni, të bardhë si gëlqere, e kuptoni pse vijnë të pushojnë në Itali, ku i japin me gjashtëdhjetë në orë para jush, në korsinë e parakalimit.

Nëse vë të garojnë një taksist të Frankfurt-it me Porsche  dhe një taksist të Rio-s me një Volkswagen të rrënuar, arrin i pari taksisti i Rio-s, edhe ngaqë nuk ndalon nëpër semaforë. Nëse do të ndalej , do të kishte në krah një tjetër Volkswagen të shkatërruar, që e ngasin ca djelmosha  të cilët zgjasin dorën dhe të marrin orën.

Gjithsesi, ka një mjet të pagabueshëm për të njohur një taksist, është ai person që kurrë nuk ka kusur.

Etiketa: Umberto Eco

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lorik Cana pyet: Çfarë ju bie në mend kur shikoni këtë foto timen?

Lorik Cana pyet: Çfarë ju bie në mend kur shikoni këtë foto timen?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com