Policia spanjolle thotë se drejtuesi i furgonit i cili shkaktoi 13 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në sheshin Las Ramblas është një 18 vjeçar i identifikuar si Moussa Oukabir.
Ndërkaq, Driss Oukabir, emri i të cilit u shfaq në dokumentat e përdorura për të marrë me qira furgonin që kreu sulmin është vetëdorëzuar në polici. Ai pretendon se nuk është i lidhur me ngjarjen.
Sipas të dyshuarit, dokumentet e identifikimit janë vjedhur nga vëllai i tij më i vogël Moussa Oukabir, 18 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim.
RTVE ka publikuar foto të autorit të sulmit.