Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i cili ka lënë detyrën e tij, në përfundim të afatit si ministër teknik, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh në rrjetet sociale e njëkohësisht, edhe pasardhësit të tij.
Mesazhi i Demirajt:
Të nderuar Miq!
Këto 12 javë në detyrë si Ministër i Punëve të Brendshme kanë qenë një nder i jashtëzakonshëm t’i sherbeja vendit, qytetarëve dhe të gjithë shtetasve që jetojnë e punojnë në Shqipëri.
Dëshiroj që t’i shpreh mirënjohjen më të thellë kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha për besimin për të kryesuar këtë dikaster në një moment të vështirë për vendin dhe për mbeshtetjen e Tij të vazhdueshme shtetare për të realizuar detyrat tona kushtetuese.
Bashkëpunimi me kolegët në qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, kolegët e shkelqyer të MPB, policisë së shtetit, SHISH, Prokurorisë së Pergjithshme, Prokurorisë së Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese të vendit, kanë qenë në frymën institucionale dhe me kete rast shpreh një falenderim të madh për përballimin e nje sere sfidash te mëdha siç ishin mbarëvajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, trafikimit të qënieve njerezore, lufta kundër terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i një sezoni turistik të qetë.
Prioriteti im për tolerancë zero ndaj drogës në bashkëpunim me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.
Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart.
Kontrolli absolut i territorit ka qenë dhe do të jetë detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.
Një falenderim të plotë për çdo efektiv të ndershem të Policise së Shtetit. Organizata e Policisë së Shtetit ka punonjës të përkushtuar, që janë në front te parë në luftën kundër drogës në përgjithësi dhe trafiqeve të paligjshme ne vecanti, por sigurisht qe ka dhe individe te korruptuar, te implikuar ne lejimin e fenomenit te kanabizimit te vendit dhe kjo eshte sfide ne vazhdim e prokurorise qe t’i dergoje prapa hekurave keta individe te korruptuar.
Kam dhe nje falenderim të sinqertë për gazetarët dhe median e lirë, te cilat në të shumtën e rasteve kanë ndihmuar në perçimin e mesazheve të mia publike, por në disa raste dhe ka spekulluar për të ardhmen time.
Për lidershipin dhe punën time këto tre e muaj janë thënë shumë të verteta, por fatkeqesisht janë shkruar dhe disa të paverteta për të ardhmen time që nuk ka asnjë lidhje me këtëe qeveri.
Kam qenë dhe vazhdoj të jem i vendosur për të kontribuar në drejtimin e agjencive ligjzbatuese që merren me çeshtje të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.
Punë të medha e presin përpara Shqipërinë!
Ju faleminderit. DD.