Një adoleshent indian dyshohet se ka kryer vetëvrasje pasi ka luajtur në internet lojën Balena Blu.
Ankan Dey, 14 vjeç, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytur nga me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Ai u gjet i vdekur nga familjarët të cilët hynë në banjë pasi u bë një kohë e gjatë që nuk po dilte.
“Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit. Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari do të shkonte në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarua i vdekur”, tha babai i tij Gopinath Dey tha për mediat lokale.
Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se ka luajtur lojën online Balena Blu.