“Ajo” nga Elisa Gjerani
24 orë në Burgun e Grave, orët e fundit të kryerjes së dënimit të saj, bota e lirisë e thërret e bashkë me të, një lum dilemash ekzistenciale…
“Ne jemi njerëz që kemi gabuar në jetë dhe kjo nuk na falet. Kam kaluar këtu një periudh shumë të vështirë. Me sakrificë dhe mundim po them se po ja dal mbanë në jetë njeriu është shumë i rëndë, në jetë njeriu edhe gabon. Në një moment del nga vetvetja dhe zoti nuk më deshi në ato çaste.
Kam qënë 25 vjet teknike ndërtimi dhe nuk më falet të ulem unë kaq, ta ul veten unë kaq… Zoti të më fal. Jeta është e vështirë del nga vetëvetja dhe u jap një mesazh të gjitha grave që zduhet ta arrijnë. Kjo është pjesa më e dhimbshme e jetës sime. Kohën në fillim e kaloja nëpër spitale. Një jetë shumë shumë e keqe”.
Kjo është historia e Dallëndyshe Kasaj, e dënuar me 10 vite burg për vrasjen e bashkëshortit.