Leonardo Bonucci është kapiteni i ri i Milanit. Zërat se do e mbante ai fashën e kapitenit dolën që kur mbrojtësi u transferua nga Juventusi te kuqezinjtë, por vetëm të mërkurën erdhi zyrtarizimi.
Në ndeshjen e parë si titullar të tij me kuqezinjtë, miqësorja ndaj Betisit në Katania, u zbulua vendimi i klubit për t’ia besuar Bonuccit shiritin e kapitenit.
Numri 19 i Milanit e merr fashën nga Riccardo Montolivo.
Kuqezinjtë humbën miqësoren ndaj Real Betis me rezultatin 2-1. Ishte VAR-i ai që i anuloi një gol të Andre Silvës kuqezinjve në pjesën e parë dhe i akordoi 11-metërshin që vendosi takimin skuadrës spanjolle. Goli për Milanin u shënua po me 11-metërsh nga Andre Silva.