Të gjithë funksionarët e lartë do të vetëdeklarojnë “pastërtinë” e figurës
Kryeministri, ministrat, deputetët dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë kanë 2 muaj kohë për të vetëdeklaruar pastërtinë e figurës së tyre. Ky proces të cilit i hapi rrugë miratimi i akteve nënligjore në Kuvend do të materializohet nëpërmjet formularëve të vetëdeklarimit të cilët ata që e kanë detyrim ta bëjnë atë do ti dorëzojnë në institucionet ku shërbejnë. Refuzimi për të mos e plotësuar këtë formular të posacëm nga cilido që e ka detyrim nënkupton ndërprerje me dëshirë të funksionit që ushtron. Ndërkohë aktet nënligjore përcaktojnë një afat 3 mujor për të verifikuar të gjitha formularët e vetëdeklarimit, më pas është Prokuroria e Përgjithshme që kryen gjithë proçesin hetimor dhe në rast konstatimi të dhëna të rreme në formular, ndaj zyrtarit aplikohet shkarkimi nga detyra dhe ndiqet penalisht.