Një zjarr ka përfshirë pyjet mbi tunelin e Krrabës, për pasojë janë arrestuar 3 të rinj.
Zjarri deri tani ka djegur 15 ha pyje dhe vazhdon të jetë aktiv ndërsa të rinjtë Armand Ukaj, 22 vjeç, Oltjan Deda, 26 vjeç,dhe G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr.
Nga pakujdesia është përhapur zjarri në pyll ndërsa shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e tij.