Abuzuan me tokat bujqësore, KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë në Lezhë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzuan me tokat bujqësore, KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë në Lezhë

13:22 | 08/08/2017
në Shqiperi
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori 2 ish-drejtorë dhe 2 specialistë të komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë në prefekturën e qarkut lezhë. Ata i kane sjelle impakt negativ, Buxhetit të Shtetit në vlerën 11 milion lekë

Kontrolli i Lartë të Shtetit njoftoi se pas auditimit të Prefekturës së Lezhës për periudhën 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2016, ka konstatuar shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e trajtimit të vlefshmërisë dhe ligjshmërisë të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore (AMTP), ndër të cilat më kryesoret janë:

Në 20 raste për sipërfaqen 186842 m2 nuk kanë kryer kallëzim penal në organet e drejtësisë, ndaj komisioneve të ndarjes tokës në fshat, të cilat ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke ndarë tokë bujqësore më shumë se norma për frymë, me pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të Shtetit;

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në 8 raste për sipërfaqen 46046 m2 nuk kanë liruar dhe nuk e kanë kaluar në pronësi e posedim të Shtetit tokën bujqësore nga personat të cilët e përdorin në mënyrë të paligjshme;

Në 6 raste për sipërfaqen 119825 m2 të rikonfirmimit të AMTP edhe pse përfituesit nuk kanë qenë banor në ish-kooperativën bujqësore me datë 01.08.1991, apo pa qenë punonjës në ish-NB me datë 01.10.1992, duke marrë vendime të pa mbështetur në prova dhe në ligj dhe në tejkalim të kompetencave ligjore, me pasojë dëmtimin e interesave të shtetit;

Në 6 raste për sipërfaqen 22362 m2, me zë kadastral “PF”, tokë e cila nuk ka qenë objekt trajtimi nga ligji nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, nga Komisioni Vendor nuk është vepruar me kalimin në pronësi e posedim të Shtetit të tokës nga personat të cilët e përdorin në mënyrë të paligjshme;

Në 9 raste për sipërfaqen 1750 m2, me zë kadastral “Truall”, tokë e cila nuk ka qenë objekt trajtimi nga ligji për tokën, nga Komisioni Vendor nuk është vepruar me kalimin në pronësi e posedim të Shtetit të tokës nga personat të cilët e përdorin në mënyrë të paligjshme;

Mos ushtrimi i kontrolleve të drejtpërdrejta, me nismën e vet, për tokat bujqësore të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore dhe zonat me përparësi zhvillimin e turizmit për Qarkun e Lezhës,

Në kundërshtim me ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me VKM nr. 1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me VKM nr. 224, datë 19.02.2009 “Për procedurat e krijimit të Akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si pasojë e  korrigjimeve të kryera nga Komisioni Vendorë i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë”, me ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative  të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me shkresën me nr. 259/22 datë 08.07.2017 kallëzim penal ndaj B.Z. dhe A.P. me detyrë ish-Drejtorë të Komisionit Vendor dhe  R.N. e E.G. me detyrë ish specialistë në Komisionin Vendor, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Etiketa: 4 zyrtareLezheprokurorishperdorim detyre

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Hidhet në erë me eksploziv magazina në Lezhë

Hidhet në erë me eksploziv magazina në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com