Zona turistike Jal-Livadh- Vuno ka mbetur pa energji elektrike për shkak të papërgjegjshmërisë së një personi.
OSHEE bën të ditur se rreth orës 22:00 një person i papërgjegjshëm ka hedhur mbi linjën 10 kv një tel, duke sjellë shkëputjen e energjisë elektrike.
OSHEE bën të ditur se nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, por ka bërë kallëzim në polici për gjetjen e autorit.