Gazetari Marin Mema ka denoncuar dhunimin e disa varreve ilire në Kërçovë të Maqedonisë të cilat ia ka dërguar historian Shpend Aliu.
Ai thotë se kjo gjurmë e trashëgimisë po mbulohet nga punimet në rrugë dhe autoritetet nuk po bëjnë asgjë për të evituar zhdukjen.
Status i plotë i Marin Memës
Këto janë fotografitë që më ka dërguar miku im historian Shpend Aliu nga fshati Garane i Kërçovës. Varret ilire të zbuluara në këtë vend po mbulohen me përdhunën e punimeve të një rrugë .
Edhe pse kjo pjesë meriton të studiohet e zbulohet askush nuk ka dashur t’ja dijë, as autoritetet qendrore as ato lokale shqiptare!! Një tjetër gjurmë e trashëgimisë autoktone po zhduket e kjo është e pafalshme!!
Pavarësisht reagimit të dy historianëve Ilmi Veliu e Shpend Aliu autoritetet jo vetëm kanë heshtur, por po i japin një shtytje të ethshme zhdukjes së tyre!! Në Shqipëri i lenë menjanë apo i varrosin nën beton, në trojet përreth zhduken apo tjetërsohen në këtë mënyrë…
Me këtë ritem duhet t’i lutemi Zotit që gjërat të qëndrojnë nëntokë derisa realiteti të ndryshojë e arkeologjia, historia e gjithçka tjetër lidhet me identitetin të marrin vendin që i takon!!