Disa të rinj italianë, nën efektet e alkoolit, janë kthyer në shqetësim për pushuesit në Sarandë.
Teksa qëndronin në hyrje të hotelit, dhjetra të rinj italianë, të ardhur me pushime në Sarandë, konsumonin alkool dhe brohorisnin.
Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i mbajtur nën kontroll, pasi as organizatorët e turit dhe as kalimtarët e rastit nuk kanë mundur t’i qetësojnë.
Veç zhurmës ata janë bërë pengesë edhe për mjetet pasi kanë bllokuar një prej rrugëve kryesore të këtij qyteti. Pas ndërhyrjes së policisë, të rinjtë u qetësuan dhe vijuan turin e tyre të pushimeve.