Gjatë korrikut në kalatat e terminalit perëndimor të portit, përveç anijeve tregtare janë ankoruar edhe 42 jahte turistike të madhësive të ndryshme.
Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave pranë Autoritetit Portual të Durrësit, numri i jahteve që kanë mbërritur në port gjatë kësaj periudhe është më i lartë sesa ai i shënuar në të njejtën periudhë të vitit 2016.
Gjatë periudhës janar-korrik numri i jahteve të ankoruara në portin më të madh të vendit ka arritur në 154, me nje kohë qëndrimi që varion nga 4-5 orë deri në një javë.
Të tjera jahte ankorohen pranë brigjeve të Durrësit, duke shijuar bukuritë shqiptare të Adriatikut. Ndërkohë, porti i ri i peshkimit është kthyer në port të jahteve turistike, kryesisht për pronarët vendas.
Gjatë viteve të fundit në portin më të madh të vendit janë ankoruar mesatarisht 220 jahte turistike në vit dhe shumica e pronareve dhe pushuesve që lëvizin me to kanë zbritur dhe vizituar qytetin antik të Durrësit dhe periferinë e tij.