Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, pas famës në talent shown “Amici” është larguar nga Italia. Ajo është një nga talentet shqiptare, që gjurmët e saj ka vendosur t’i lerë në mbarë botën. Pas suksesit të korrur në Itali, destinacioni i radhës është Hollywood-i.
Prej disa javësh ajo gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është duke bashkëpunuar me një nga studiot koreografike më të rëndësishme në Nevada. Bëhet fjalë për “Milennium Dance Complex”. Një bashkëpunim i rëndësishëm me koreografin Kyle Hanagami.
Ai është një prej emrave që realizon koreografitë e kërcimeve energjike të divës latine Jennifer Lopez.