“Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë” – deklaroi “Russia Today” nëpërmjet një deklarate të shkruar në gjuhën arabe.
Rrjeti ndërkombëtar televiziv i financuar nga shteti rus, Russia Today, ka deklaruar se një nga korrespodentët e tij është vrarë nga predhat e militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Bëhet e ditur se viktimë ka mbetur gazetari 25- vjeçar, Khaled Alkhateb, i cili ishte duke raportuar për operacionet e ushtrisë siriane kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, në provincën e Homs.
Rusia është mbështetëse e regjimit të Bashar al- Assad në luftën në Siri dhe lufton në krah të kundërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por si Moska ashtu edhe forcat që mbështeten nga SHBA-të, luftojnë kundër organizatës terroriste ISIS.