Kina i ka treguar sot forcën e saj ushtarake botës, nëpërmjet një parade ushtarake për të festuar përvjetorin e 90-të të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Në paradë morën pjesë 12,000 trupa, u paraqitën 570 automjete të rënda ushtarake 129 avionë, helikopterë si dhe raketat bërthamore.
I panishëm në këtë paradë ishte dhe President i Kinës Xi Jinping, i cili i veshur me rroba ushtarake komandoi Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, duke i bëri thirrje ushtrisë të transformohet në një forcë luftimi elite për të rritur “peshën” dhe ndikimin e vendit në arenën botërore.
Ai tha se ushtria kineze kishte aftësitë për “të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare” si dhe u kërkoi trupave ushtarake që të tregonin “besnikëri absolute” ndaj partisë.