Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Federatën Shqiptare të Atletikës do të rikthejnë për të dytin vit Maratona e Tiranës.
Përmes postimit në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të regjistrohen dhe të nisin përgatitjet.
“Ke shtuar disa kilogramë nga pushimet?! Edhe 77 ditë na ndajnë nga TiranaMarathon, ndiq këto 3 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë. Regjistrohu! Nis përgatitjet! Shihemi në 15 Tetor te Maratona e Tiranës”, shkruan Veliaj.
Maratona do të çelë siparin e saj me kategorinë “Fun Run”. Do të jenë qindra nxënës të shkollave Tiranës, të cilët do të vrapojnë përmes rrugëve të qyteti me një objektiv, edukimi i brezave përmes sportit për një jetë aktive. Njëkohësisht, synohet që përmes Maratonës të evidentohen dhe të nisë përgatitja e atletëve të ardhshëm.