Pas reagimit të sotëm të ish-kapitenit Lorik Cana për lirimin e Ismail Morinës, të tjerë lojtarë të kombëtares kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj tifozit të “çmendur” të kombëtares sonë.
Kapiteni Ansi Agolli, Mërgim Mavraj dhe portieri Etrit Berisha, nëpërmjet postimeve në faqet e tyre zyrtare në facebook kanë kërkuar liri për Ballist Morinën.
Postimet e plota të lojtarëve të kombëtares në facebook:
Mërgim Mavraj:
Liri për Ismail Morinën
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën
Ansi Agolli:
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës.
I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem.
Të gjithë për një!
Etrit Berisha:
“E kem për detyre qe mos t’lejme të vuash prapë”, shkruan portieri Berisha.